Privatësia

ANGAZHIMI YNË

Në Grafiti Shoes, ne i japim përparësi të veçantë mbrojtjes së informacionit tuaj personal.

Duke pranuar plotësisht faktin se informacioni juaj personal ju përket juve, ne bëjmë të pamundurën për të ruajtur në mënyrë të sigurt dhe përpunuar në mënyrë të kujdesshme informacionin që ju ndani me ne.
Ne e vlerësojmë maksimalisht besimin që na jepni. Kështu, ne mbledhim një minimum informaconi vetëm me lejen tuaj dhe e përdorim atë vetëm për qëllimet e caktuara. Ne nuk ua përhapim informacionin palëve të treta pa dijeninë tuaj.
Në Grafiti Shoes, ne japim përkushtimin maksimal për të siguruar mbrojten e të dhënave tuaja duke përfshirë sigurimin e të dhënave teknike dhe procedurat e brendshme të menaxhimit si dhe masat mbrojtëse të të dhënave fizike. Në veçanti, ne kemi zhvilluar një teknologji të fuqishme enkriptimi e cila bazohet në SSL. Ne e kemi zbatuar SSL në sistemet dhe programet tona, duke u diferencuar kështu nga të tjerët.
Ne përpiqemi të përmirësojmë jetët tuaja duke ju ofruar përvoja dixhitale frymëzuese dhe tërheqëse. Për ta mundësuar këtë, besimi që na jepni është thelbësor dhe kështu ne do të bëjmë më të mirën tonë për të mbrojtur informacionin tuaj personal.
Ju falënderojmë për interesin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

POLITIKA GLOBALE E PRIVATËSISË GRAFITI SHOES – PIKAT KRYESORE

Fusha e veprimit

Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet ndaj çdo pajisjeje, website-i online i Grafiti Shoes, që i referohet Politikës ose lidhet me të (së bashku referuar si “Shërbimet” tona). Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet pavarësisht nga nëse ju përdorni një kompjuter, telefon celular, tabletë ose TV për të aksesuar Shërbimet tona.

Informacioni që mbledhim

Ne mbledhim lloje të ndryshme informacioni, në lidhje me Shërbimet, përfshirë këtu:

• Informacionin që ju na jepni drejtpërdrejtë;

• Informacionin që ne mbledhim rreth përdorimit të Shërbimeve tona nga ana juaj; dhe

• Informacionin që ne marrim nga burime të palëve të treta.

Ne mund të kërkojmë pëlqimin tuaj për të mbledhur informacion që nuk përshkruhet në Politikën e Privatësisë.

Përdorimi dhe Ndarja e Informacionit

Informacionin që ne mbledhim, e përdorim, mes të tjerash, për qëllimet e mëposhtme:
• Për të ofruar Shërbimet që ju kërkoni;

• Për të kuptuar se si ju i përdorni Shërbimet, në mënyrë që të mund të përmirësojmë përvojën tuaj;

• Për t’ju ofruar materiale dhe reklama të personalizuara; dhe

• Për qëllime të tjera, me pëlqimin tuaj.

Ne mund ta ndajmë Informacionin tuaj me:

• Filialet tona.

• Partnerët biznesit – shoqëri të besuara, që mund t’ju ofrojnë informacion për produkte dhe shërbime që mund t’ju pëlqejnë.

• Ofruesit e shërbimeve – shoqëri që ofrojnë shërbime për Grafiti Shoes ose në emër të tij.

• Autoritetet e zbatimit të ligjit – kur na kërkohet të veprojmë kështu ose për të mbrojtur përdoruesit e tanë.